LAJMI I FUNDIT:

Gjermania pret 800 mijë punëtorë nga Evropa Lindore

Gjermania pret 800 mijë punëtorë nga Evropa Lindore

Paga e mirë si edhe shumë vende të lira pune e bëjnë Gjermaninë ndër vendet më atraktive të BE-së për punëmarrësit nga Evropa Lindore. Gjermania pret 800 mjië forca pune nga Lindja.

Këto shifra i bëri të ditur pak ditë para futjes në fuqi të lirisë së punësimit në tregun e BE-së për shtetet lindore të BE-së, Enti Federal i Statistikave.

Sipas autoritetit Gjermania në vitin 2008 zinte vendin e pestë në renditjen e pagave më të mira në Evropë, pas Danimarkës, Luksemburgut, Holandës dhe Britanisë së Madhe.

Të dhëna më të reja për këtë nuk ka. Instituti i ekonomisë gjermane shikon në punësimin e fuqisë punëtore nga Lindja një "shans unikal" për Gjermaninë.


Michael Hüther tha se rënia e kufizimeve të punësimit brenda BE-së në Maj, vjen në momentin e duhur.

Kufizimet për punësimin në BE, vlejnë deri në 2013 për anëtarët më të rinj të BE-së, Rumaninë dhe Bullgarinë. /Telegrafi/