LAJMI I FUNDIT:

Fëllënza së shpejti jep dorëheqje

Fëllënza së shpejti jep dorëheqje

Për shkak të presioneve ditore drejtoresha e ngrohtores së qytetit Termokos Fllënzë Pula së shpejti më nuk do ta drejtoj ndërmarrjen e cila i ka mërdhi gjatë dimrit shumicën e prishtinasve.

“Presione kam të mëdha që nga fillimi dhe janë të papërballueshme. Kam pritur që projekti i ekogjenerimit të implementohet dhe do të jap dorëheqje”, ka thënë drejtoresha e Termokosit, në emisionin “038”, të KTV-së.

Pula si drejtoreshë e Termokosit ka arritur suksese por ka pasur edhe dështime të mëdha duke filluar nga mos furnizimi me ngrohje e deri të inkasimi i ulët.

Po ashtu Termokosit qytetarët i kanë mbi 16 milionë euro. /Telegrafi/