LAJMI I FUNDIT:

Sipas Beqajt plani e ulë papunësinë deri në 10%

Sipas Beqajt plani e ulë papunësinë deri në 10%

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj, ka thënë të martën gjatë një vizite në Aleancën Kosovare të Bizneseve (AKB), se programi ekonomik i Qeverisë parasheh zvogëlimin e papunësisë për 10 për qind dhe rritja ekonomike prej 7-8 për qind.

Ministri Besim Beqaj, tha se papunësia mund të zvogëlohet deri në 10 për qind nga numri i regjistruar si të papunë.

Ai ka thënë po ashtu se privatizimi i ndërmarrjeve publike duhet të bëhet s amë shpejt, në mënyrë q prona publike të transferohet te ajo private.

“Kemi privatizim të Post Telekomit që ka marrë vendim kuvendi dhe që do të procedohet më të, por njëkohësisht kemi privatizim të rrjetit dhe furnizimit me energji”, pohoi Beqaj.


Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se bizneset kosovare kanë kërkuar që të jenë të barabartë me një konkurrencë, e cila është e ashpër nga jashtë. /Telegrafi/