Për shkak të mosvazhdimit të preferencave tregtare me Bashkimin Evropian, disa kompani kosovare, të cilat kanë eksportuar produktet e tyre në vendet e Bashkimit Evropian, rrezikohen të mbyllen tërësisht. Përfaqësuesit e tyre kërkojnë nga institucionet e vendit të ndërmarrin hapa urgjentë për negocimin e kësaj marrëveshjeje.
ISF “Progress” NewCo në Prizren është njëra nga kompanitë kosovare që ka pësuar humbje nga mosvazhdimi i preferencave tregtare me Bashkimin Evropian.
Veprimtaria e kësaj kompanie përfshin prodhimin e filamenteve tekstile dhe filamenteve teknike. Nezir Xhoxhaj, zëvendësmenaxher në ISF “Progres” NewCo, flet për humbjet që kanë pësuar. “Është bërë një punë jo e mirë. Mallrat tona taksohen për 6 për qind… Kjo është çështje e rëndë, pasi që humbëm konkurrencën ndaj partnerëve tanë në vendet e Evropës. Në një kohë shumë të shkurtër pas privatizimit, me shumë mund, gjetëm një treg për produktet tona dhe inkorporuam raporte të mira në Holandë, Turqi dhe Poloni”, thotë Xhoxhaj, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Që nga fillimi i këtij viti, Kosova nuk i gëzon preferencat tregtare, të cilat i vendos Bashkimi Evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Produktet kosovare nuk mund të eksportohen në vendet e Unionit pa iu nënshtruar tarifave doganore apo kufizimeve për sasitë.
Xhoxhaj thekson se mosvazhdimi i preferencave autonome tregtare me BE-në ka sjellë pasoja negative për ekonominë e përgjithshme të Kosovës. “Nëse edhe më tutje nuk mund t’i ekspertojmë produktet tona, jemi të detyruar ta ulim numrin e punëtorëve dhe ta reduktojmë sasinë e prodhimit”, shprehet Xhoxhaj.
Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë një hulumtim me kompanitë kosovare për dëmet aktuale dhe potenciale. Në bazë të këtij hulumtimi, përveç efekteve negative që janë shkaktuar në eksport, përfaqësues të OEK-ut kanë thënë se ndalimi i preferencave ka pasur ndikim edhe në efektin e punësimit, në pozitën konkurruese, si dhe në humbjen e partnerëve.
Një kompani tjetër, e cila po ashtu ka pësuar humbje nga mosvazhdimi i preferencave autonome tregtare me BE-në, është NPTT “Shkambi”, që merret me riciklimin e katalizatorëve të makinave të përdoruara.
Përfaqësuesi i kësaj kompanie, Edmond Kaja, thotë se janë në rrezik të mbylljes së biznesit. “Rreziku është që të më mbyllet biznesi. Konkurrenca jonë është rreth Kosovës, prej Serbisë, Bullgarisë. Këto vende nuk i kanë këto kushtëzime”, shprehet Kaja.
Kompanitë kosovare, të cilat ekspertojnë mallra në vendet e Bashkimit Evropian, kërkojnë nga institucionet të ndërmarrin masa urgjente. “Kërkojmë nga autoritetet tona që të rikthejnë marrëveshjen dhe të mos kushtëzohemi me pagesë të doganës”, apelon Kaja.
Kosova, deri më 31 dhjetor të vitit 2010, ka pasur preferencat autonome tregtare. Mbetja e Kosovës jashtë këtij regjimi, sipas ekspertëve të ekonomisë, e thellon edhe më tutje izolimin e saj, i cili, sipas tyre, është bërë i vërejtshëm edhe me rastin e mbetjes së Kosovës jashtë regjimit të liberalizimit të vizave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Bëni idetë tuaja realitet me Bison Poly Max
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj