LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia 100 milionë euro kredi pas zgjedhjeve

Maqedonia 100 milionë euro kredi pas zgjedhjeve

Banka Investuese Evropiane (BIE) linjën e kredisë së re prej 100 milionë eurove do t`ia ndajë Maqedonisë pas zgjedhjeve të parakohshme.

Edhe pse Banka Maqedonase për mbështetjen e Zhvillimit ka dërguar letër në adresë të BIE, prapë se prapë pritet që për këtë kredi dritë jeshile të jap Qeveria e re dhe më pas Parlamenti, për shkak se në këtë rast shteti paraqitet si garantues.

Nga ana tjetër, sektori i biznesit është në pritje të këtyre parave, pasi që kredia do të jetë me kamata të përshtatshme, prej 5.5 për qind.

Nga pjesa e parë e kredisë së dhënë prej 100 milion eurove, gati se të gjitha paratë janë tërhequr dhe se kompanitë kanë marrë kredi për investime të reja dhe blerjen e makinerive. Më shumë kredi janë tërhequr nga sektori i prodhimit të ushqimeve dhe ndërtimtarisë. /Ina /Telegrafi/