LAJMI I FUNDIT:

General Motors sërish i pari në botë

General Motors sërish i pari në botë

Kompania amerikane General Motors (GM) sivjet do të jetë sërish prodhuesi më i madh i automjeteve, pasi që Toyota japoneze ka probleme në prodhim shkaku i tërmetit e cunamit, ndërkohë që blerësit nuk i harrojnë as problemet që ajo i pati me sigurinë e automjeteve të veta, duke e detyruar kompaninë japoneze të tërheqë nga tregjet botërore rreth 14 milionë automjete.

Shitja e automjeteve të GM është në rritje veçmas në Kinë dhe në SHBA, dy tregjet më të mëdha të automjeteve në botë.

Gjeneral Motors ishte në vendin e parë në botë nga viti 1932 e deri më 2008, kurse gjatë vitit 2009 pati një krizë të madhe dhe mezi shpëtoi nga falimentimi.

Vitin e kaluar Toyota ka shitur 8.42 milionë automjete kurse General Motors 8.39 milionë. /Telegrafi/