LAJMI I FUNDIT:

Gati projekti për ngrohje nga TC Kosova B

Gati projekti për ngrohje nga TC Kosova B

Termokos ka njoftuar se projekti për ngrohje për lidhje me TC “Kosova B” është finalizuar, dhe në bazë të dinamikës së paraparë pritet që në pranverën e vitit të ardhshëm të filloj realizimi i këtij projekti, i cili do të përfundohet brenda dy viteve.

Thithja e donacioneve si dhe kredisë për këtë projekt është rezultat i angazhimit maksimal të Kryeshefes Ekzekutive Fëllanze Pula dhe Menaxhmentit të Termokos, i cili angazhim, është vlerësuar lartë nga Banka Gjermane dhe EU, të cilët janë bindur se vështirësitë me të cilat ballafaqohet Termokos” janë të karakterit objektiv për shkak të shtrenjtimit të mazutit në Berëz në masën 100 për qind që nuk mund ta kontrollohet nga askush, si dhe mospagesës së shërbimeve të ngrohjes nga konsumatorët.

Më 31 mars të vitit 2010, ishte nënshkruar marrëveshja e parë mes Komunës së Prishtinës, KWF-së, dhe Kryeshefes Ekzekutive të Termokos. Kjo Marrëveshje do të mbulonte një grand prej 13.825 milionë euro nga BE, një grand prej 6 milionë dhe një hua prej 5 milionë nga Qeveria Gjermane/KfW, si dhe një përkrahje prej 2 milionë euro nga Komuna e Prishtinës.

Nënshkrimi i Marrëveshjes së dytë për financim dhe kredi në mes të KFW dhe Ministrisë së Financave, pritet të nënshkruhet në muajin gusht të këtij viti, dhe me këtë nënkuptohet fillimi i implementimit të projektit.


Menaxhmenti i Termokos-it, kërkon përkrahje institucionale nga Komuna, Qeveria e dhe nga konsumatorët që të paguajnë borxhet e tyre në mënyrë që kjo ndërmarrje të tejkaloj vështirësitë financiare dhe të realizoj këtë projekt madhor për qytetin e Prishtinës. /Telegrafi/