LAJMI I FUNDIT:

Hapet panairi i punës

Hapet panairi i punës

Tetëmbëdhjetë biznese Kosovare në bashkëpunim me Universitetin Amerikan të Kosovës dhe Odën Amerikane, të mërkurën kanë hapur panairin e punës, ku studentët e AUK-ut dhe universiteteve tjera të Kosovës, do të kenë mundësi të njihen me tregun e punës, që ofrojnë këto biznese.

Drejtori ekzekutiv i këtij panair, i cili është edhe drejtor i Odës Amerikane, Lekë Musa tha se qëllimi i panairit është ofrimi i mundësisë për studentët që të kontaktojnë me bizneset dhe të orientohen në drejtimet e caktuara, ku ata dëshirojnë të punësohen.

Musa tha se ky nuk do të jetë organizimi i tyre i fundit, por sipas tij në bashkëpunim edhe me universitetet tjera, do të përpiqen që të bëjnë organizime të tjera. Ai njoftoi se ky panair vlen për të gjithë studentët të cilët kërkojnë punë.

Dekani i Universitetit Amerikan në Kosovë, Chris Hall i falënderoi bizneset për pjesëmarrjen e tyre në panair dhe për mundësinë që u ofrojnë studentëve që të informohen më afër me tregun e punës. /Telegrafi/