Ministri i Financave, Bedri Hamza, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar takime intensive me zyrtarë të lartë të FMN-së. Ministri Hamza është takuar me Meg Lundsager drejtoreshë ekzekutive e SHBA-ve pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Në këtë takim janë diskutuar tema të veçanta rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë duke përfshirë marrëveshjen për stand by aranzhmanin e nënshkruar me këtë institucion si dhe temat që lidhen me reformat strukturore në Kosovë, kornizën makro fiskale si dhe diskutime tjera me interes të veçantë.
Ministri Hamza gjithashtu është takuar edhe me znj. Nemat Shafik – zëvendësdrejtoreshë – udhëheqëse e FMN-së, si dhe Aleksander Borges drejtor i Departamentit për Evropë në FMN. Temë kryesore e këtij takimi ishte ecuria e deritanishme e implementimit të stand by aranzhmanit të nënshkruar me këtë institucion si dhe angazhimet tjera në të ardhmen.
Gjatë takimit, diskutime të veçanta janë zhvilluar edhe me zyrtarët e FMN-së për Kosovë të kryesuar nga Costas Christou, janë diskutuar të gjitha detajet rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë e në veçanti për Buxhetin e vitin 2011 si dhe Kornizën makro fiskale 2011 – 2014. Pjesë e këtij takimi ishte edhe Willy Kiekens – drejtor i konstituencës belgo – austriake, i cili është edhe anëtar i bordit të FMN-së. Në këtë takim palët u pajtuan që të vazhdohet me diskutime në të ardhmen.
Në muajin maj presim një vizitë të zyrtarëve të FMN-së, gjatë së cilës do të diskutohet ecuria e implementimit të stand by arranzhmanit për Kosovën.
Gjatë kësaj dite janë zhvilluar takime tjera intensive me zyrtarë të FMN-së dhe Bankës Botërore me të cilët janë diskutuar tema të interesit të veçantë për Kosovën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj