Duket se apelet e guvernatorit të lëshuara për dy vjet rresht nuk kanë dhënë efektin e duhur në mentalitetin e biznesit dhe të individëve për raportin që duhet të kenë me lekun. Pavarësisht rrezikut që paraqet valuta, sërish të dhënat tregojnë se kreditë e dhëna nga bankat në euro zënë një peshë të madhe.
Sipas gazetës ‘Shqip’, sot, në kushtet kur euro kushton të paktën 20 për qind më shtrenjtë se dy vjet më parë, bizneset dhe individët që kanë marrë kredi në monedhën europiane po paguajnë kosto të lartë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia në tërësi arriti në rreth 472 miliardë lekë, ku më shumë se 65 për qind i takon biznesit dhe pjesa e mbetur për individët. Në raport, BSH vë re se pavarësisht rrezikut që paraqet valuta për shkak të luhatjeve në çmim, bizneset dhe individët preferojnë t’i marrin kreditë euro dhe një pjesë në dollarë.
Për të gjithë vitin 2010, janë dhënë nga bankat rreth 42 miliardë lekë, nivel ky i njëjtë për dy vitet e kaluara 2008-2009, por larg kuotës rekord të vitit 2007 kur u dhanë rreth 80 miliardë lekë kredi.
Kreu i BSH-së është përpjekur të mbajë një qëndrim konstant sa i takon rrezikut që paraqet kredia në valutë në një kohë që të ardhurat janë në lekë, madje banka mori disa vendime që përcaktojnë nivelin e riskut për individët dhe bizneset.
Konkretisht, nga totali i kredisë që ka marrë biznesi, rreth 27 për qind është në lekë, kurse pjesa e mbetur në valutë, ku euro zë të paktën 64 për qind, ose gati 210 miliardë lekë.
“Kredia në valutë për sektorin privat është rritur mesatarisht me 4.1 për qind vit mbas viti për periudhën korrik-nëntor 2010. Përmirësimi i ndjeshëm i kreditimit në valutë krahasuar me gjashtëmujorin e parë, reflekton edhe situatën e mirë të likuiditetit në valutë të sistemit bankar për të njëjtën periudhë”, thekson BSH, në një nga raportet e fundit të politikës monetare.
Sipas bankës, rritja e kreditimit në monedhë të huaj për sektorin privat ka shërbyer kryesisht për financimin e projekteve të investimit të bizneseve.
Interesat që ofrojnë bankat për kreditë në euro janë më të ulëta në raport me monedhën kombëtare lek, megjithatë, shtrëngimi i çmimit të valutës europiane e ka vendosur biznesin në situatë të vështirë. Sikurse thamë më sipër, rreth 210 miliardë lekë janë në dhënë kredi në euro, ose sa 64 për qind e totalit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Bëni idetë tuaja realitet me Bison Poly Max
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj