LAJMI I FUNDIT:

Panairi i Punës

Panairi i Punës

Më 20 prill, nga ora 10 Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK) do të organizojnë Panairin e Punës për studentët e AUK-ut.

Ky panair ka për qëllim të shërbejë si pikë takimi për anëtarët e Odës Amerikane dhe studentët e AUK. Pjesëmarrëse në këtë panair do të jenë disa nga kompanitë më prestigjioze që operojnë në Kosovë dhe të cilat do të ofrojnë pozita pune si dhe pozita për punë praktike.

Kompanitë e pranishme në Panairin e Punës do të jenë: Coca Cola Hellenic, AltaVia Travel, Assecco, AVC Group, Banka Ekonomike, Buçaj, Cacttus, EBC Company, INKUS (VideoFest), IPKO, KPMG, Meridian Corporation, PR Solutions, ProCredit Bank, PriceWaterhouseCoopers, Recura Financials, SIGAL and Trokit. /Telegrafi/