Kabineti qeveritar ka aprovuar prioritetet e zhvillimit ekonomik të Kosovës, të cilët janë identifikuar dhe ranguar në listën e prioriteteve zhvillimore, gjatë qëndrimit disaditor të kryeministrit Hashim Thaçi dhe një pjese të ministrave të kabinetit qeveritar, bashkë me ambasadorin amerikan Christopher Dell, në Bullgari. Sipas Thaçit, plani i hartuar në Bullgari është një filozofi dhe një qasje e re e zhvillimit ekonomik, e bazuar kryesisht në sektorin privat.
Kreu i ekzekutivit të vendit ka falënderuar faktorët relevantë që kanë ndihmuar në hartimin e këtij plani, përfshirë edhe mekanizmat ndihmuar të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, siç janë DFID-i dhe USAID-i. “Ky plan është i bazuar në shifra, fakte dhe afate kohore të përcaktuara dhe shumë të qarta, që është një përgjegjësi shtesë për Qeverinë e Kosovës, sepse duhet të vazhdohet me operacionalizimin dhe realizimin e përpiktë, duke respektuar transparencën maksimale sa i përket implementimit të këtij procesi.
Kjo është qeveria e parë që zotohet për rritje ekonomike me shifra nga 7 deri 8 për qind dhe uljen e papunësisë prej 8 deri10 për qind”, tha Thaçi. Ai theksoi se Qeveria e Kosovës zotohet se politikat ekonomike do të kenë gjithmonë parasysh nevojën dhe përshtatjen e nevojave të qytetarëve.
Sipas Thaçit, pas rritjes së pagave në gjithë sektorët publik dhe rritjes së mirëqenies sociale, ky plan ekonomik është hapi tjetër që çon drejt rritjes së zhvillimit ekonomik që bazohet kryesisht në sektorin privat dhe është reflektim i programit të Qeverisë së Kosovës që ka për synim zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies për gjithë qytetarët e Kosovës.
Ndërkaq zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se këto prioritete janë një udhërrëfyes për projektet kapitale e sidomos në përmirësimin e parametrave ekonomik për zhvillimin e gjithëmbarshëm në Kosovë.
“Misioni ynë është i ndarë në katër shtylla kryesore, të cilat e përbëjnë jo vetëm për zhvillimin ekonomik por të gjithëmbarshëm. Në kuadër të zhvillimit ekonomik, si objektiv në konceptin e ekonomisë, Kosova parasheh një ekonomi të lirë të tregut, e cila në njëfarë forme ka rregullat e një ekonomie evropiane, por gjithsesi që mundëson një integrim të plotë, politik, ekonomik dhe teknologjik”, ka thënë Kusari-Lila.
Një plan i tillë, sipas zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi, do të miratohet në Qeveri më 15 maj, e më pastaj do të diskutohet me komisionet parlamentare, shoqërinë civile dhe faktorët tjerë relevantë.
“Sot ishte një elaborim i programit qeveritar që e kemi miratuar në ditën e zgjedhjes së Qeverisë, të cilin e kemi koordinuar edhe me akterët tjerë ndërkombëtarë, ngase zhvillimi ekonomik i Kosovës është i ndërlidhur, prej të cilit do ta kemi një plan të veprimit, deri më datën 15 maj, të cilin do ta miratojmë në Qeverinë e Kosovës, pastaj do ta diskutojmë në komisionet parlamentare, me shoqërinë civile dhe me pjesën e biznesit”, ka thënë Kuçi.
Ministrat që kanë ndërlidhje me sektorin ekonomik, sikur ai i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, ai i Bujqësisë, Blerand Stavileci e të tjerë, kanë paraqitur prioritetet e tyre të parapara me planin për zhvillimin ekonomik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Bëni idetë tuaja realitet me Bison Poly Max
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj