LAJMI I FUNDIT:

Në garë për 800 bursa

Në garë për 800 bursa

Pjesëmarrësve në garën e diturisë, nga kolegjet “Aga Xhite dhe “Universum” do t’u ndahen gjithsej 800 bursa për vitin shkollor 2011-2012, si dhe 10 bursa për shkolla verore në programet ndërkombëtare

Sot në Kolegjin “Aga Xhite” në Ferizaj dhe njësinë e tij – kolegjin “Universum” në Prishtinë, mbi 100 nxënës të klasave të pesta të komunave Prishtinë, Lipjanit Kastriotit, Fushë Kosovës, Ferizajit, Kaçanikut, Shtimes dhe Vitisë, iu nënshtruan testit të përgjithshëm nga lëndët matematikë, gjuhë shqipe dhe gjuhë angleze, që i mundëson atyre futjen në garë për 800 bursa shkollore.

Nxënësit që tregojnë sukses krahas shpërblimeve të ndryshme, do të kenë mundësinë e shkollimit me bursë në kolegjet “Aga Xhite” dhe “Universum”.

Ata gjithashtu mund të jenë përfitues në programet e shkëmbimit në Chichester të Anglisë, Stromstad të Suedisë, si dhe shkollën verore “Anglia 2011”.


Rezultatët dhe shpërblimi i nxënësve që do të tregojnë sukses do të bëhët me datë 7 maj, pas testimeve të klasave të XIII-ta dhe IV-ta, në nivel vendi, të cilat do t’i nënshtrohën testit në javët në vijim.

Gara e diturisë “Universiada 2011” organizohet nga kolegji “Aga Xhite” në Ferizaj dhe Njësia e tij – kolegji “Universum” në Prishtinë me mbështetjen e MASHT të Republikës së Kosovës. / Telegrafi /