Rritja ekonomike është një nga argumentat më të preferuar të qeverive sa herë që duan të japin në publik mesazhin se ekonomia po zhvillohet dhe mirëqenia e qytetarëve po rritet. Në të vërtetë, shifra e rritjes ekonomike tregon rritjen e të ardhurave kombëtare në tërësi. Por i vetëm ky tregues nuk mjafton për të parë nëse a po përfitojnë të gjithë qytetarët nga rritja e mirëqenies.
Në Shqipëri, të dhënat se si është e shpërndarë pasuria mes shtresave të popullsisë kanë qenë të pakta. Por disa tregues të fundit të Bankës Botërore dëshmojnë se jo të gjithë po përfitojnë në të njëjtën masë nga rritja ekonomike.
Në vitin 2002, të pasurit që zinin 10 për qind të popullsisë përfitonin rreth 22 për qind të gjithë pasurisë kombëtare.
Por që nga ajo kohë, pjesa që kjo shtresë e pasur zotëron është rritur, madje me ritme të shpejta. Sipas të dhënave të Bankës, i njëjti grup të pasurish në Shqipëri zotëronte në fund të vitit 2008 plot 29 për qind të totalit të të ardhurave kombëtare, raporton Top Channel.
Kjo do të thotë se në çdo 100 lekë pasuri kombëtare, 29 lekë zotërohen nga vetëm 10 për qind e popullsisë. Nga ana tjetër, pjesa e pasurisë që zotërohet nga të varfëritë që sot janë sa 10 për qind e popullsisë, jo vetëm nuk është rritur, por ka rënë nga 3.9 për qind në vitin 2002, në 3.5 për qind në 2008.
Arsyet janë disa dhe njëra prej tyre mund të jetë edhe taksa e sheshtë. Sipas Bankës Botërore, në vitin 2008 Shqipëria ishte ndër vendet me pabarazinë më të thellë në rajon. Të gjithë këto të dhëna dëshmojnë se rritja ekonomike po shoqërohet me thellimin e pabarazisë, ku të pasurit bëhen edhe më të pasur, ndërsa pjesa e të varfërve tkurret nga viti në vit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Bëni idetë tuaja realitet me Bison Poly Max
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj