LAJMI I FUNDIT:

Kina shënon rritje ekonomike 9.7 %

Kina shënon rritje ekonomike 9.7 %

Të dhënat zyrtare konfirmuan raportimet e mëparshme, se Kina regjistroi në tremujorin e parë të vitit një rritje të ekonomike 9.7 për qind. Ndërsa inflacioni në çmimet konsumatore u rrit me 5.4 për qind në muajin mars.

Të dhënat tregojnë se ekonomia e dytë e botës vijon të rritet me një normë të lartë pavarësisht përpjekjeve gjashtëmujore të qeverisë për të shtrënguar masën e rritjes ekonomike në funksion të kontrollit të inflacionit.

Ndër masat që kanë marrë autoritetet për shtrëngimin e ekonomisë është rritja me katër herë e normës bazë të interesit që nga muaji tetor i vitit të kaluar dhe detyrimi për normë të rezervës sa 20 për qind e depozitës për të gjitha bankat tregtare në vend.

Të dhënat tregojnë edhe hendekun e madhe në rritjen ekonomike mes vendeve të industrializuara dhe kinës që aktualisht edhe vendi me masën më të madhe të rritjes ekonomike në të gjithë botën. /Telegrafi/