LAJMI I FUNDIT:

Keq menaxhimi i Trepçës

Keq menaxhimi i Trepçës

Gjendja e vështirë e krenarisë së dikurshme të Kosovës dhe kriza e Trepçës kanë qenë temë e diskutimit të lëvizjes Vetëvendosje gjatë një tribune të premten. Mos menaxhimi i minierës së Trepçës, është përmendur si një ndër problemet kryesore.

Anëtari i Vetëvendosjes, Nazmi Mikullovci i cili ka qenë edhe drejtor në Trepçë, tha se ajo ishte një ndër 10 kompanitë më të suksesshme në ish-Jugosllavi. Sipas tij, serbët e lanë më dëmtime të mëdha Trepçën. Mirëpo sipas tij, kapaciteti i saj është i njohur brenda dhe jashtë vendit.

Mikullovci tha se në vitin 2000 ajo kaloi në administrimin e UNMIKUT, deri në vitin 2003 Trepça u financua vetëm për pastrimin dhe ruajtjen e objekteve dhe stabilimentëve industrial. Ndërsa në vitin 2005 Trepça fillon punën me disa mjete të vjetra, kështu që minierat prodhojnë rreth 15 për qind të kapacitetit që kanë.

Në tribunë, ishte i pranishëm edhe kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti si dhe anëtarë të tjerë të kësaj lëvizje. /Telegrafi/