LAJMI I FUNDIT:

OEK: Fajtor për preferencat tregtare të BE-së MTI-ja

OEK: Fajtor për preferencat tregtare të  BE-së MTI-ja

Udhëheqësit e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) kanë kritikuar të enjten Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, për shkak të mos kryerjes së analizave të kërkuar nga Komisioni Evropian lidhur me praninë e produkteve kosovare në tregun evropian. Sipas tyre mos kryerja e këtyre analizave ka sjell deri te suspendimi i preferencave tregtare me Kosovën.

Kryetari OEK-ut Safet Gërgjaliu tha se BE-ja ka suspenduar preferencat tregtare për shkak se MTI-ja nuk ka bërë analizën për ndikimet që do te kishin mos vazhdimi i preferencave.

“Komisioni Evropian iu është drejtuar me shkrim në shtator të vitit 2010 Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që ta bëjë një analizë, se sa është aspekti kuantitativ i pranisë së produkteve kosovare në tregun evropian, mirëpo për fat të keq një përgjigje e tillë nuk ka ardhur nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe për këtë arsye ka ardhur me lehtësi deri te pezullimi, i pranisë së produkteve kosovare në tregun evropian”, u shpreh Gërxhaliu.

Kurse për pagën minimale ka folur sekretari i OEK-ut Berat Rukiqi, i cili tha s paga minimale duhet të siguroj ekzistencën dhe të përcaktohet në bazë të kritereve.


“Paga minimale duhet të sigurojë ekzistencë për punëtorin dhe familjen e tij, dhe të reflektojë gjendjen e përgjithshme të pagave në ekonomi”, theksoi Rukiqi.

Ai ka kritikuar institucionet vendore për mungesë vizioni në hartimin e strategjisë së mirëfilltë për zhvillim ekonomik. Sipas Rukiqit, pikënisja e hartimit të planit të zhvillimit ekonomik duhet të jetë përcaktimi i një vizioni real. /Telegrafi/