LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, Qeveria ulë akcizën për naftë

Maqedoni, Qeveria ulë akcizën për naftë

Qeveria e Maqedonisë të mërkurën mbrëma ka miratuar një vendim për zvogëlimin e çmimeve të naftës, duke zvogëluar akcizën për ketë produkt.

Sipas një njoftimi të Qeverisë së Maqedonisë, vendimi ka për qëllim zbutjen e efekteve të rritjes së çmimit të derivateve të naftës në bursën botërore, por edhe me qëllim të mbrojtjes së standardeve të qytetarëve.

Vendimi ka të bëjë me zvogëlimin e akcizave për benzinë për 4 denarë për litër dhe të dizelit për 2 denarë për litër. Gjithashtu për 0.4 denarë është zvogëluar edhe shtesa për rezervat e kushtëzuara të naftës. Me këto ndryshime, çmimi i benzinës do të zvogëlohet për 4.5 denarë për litër dhe çmimi i dizelit për 2.5 denarë për litër. /Telegrafi/