LAJMI I FUNDIT:

Rritet çmimi i bukës në Tiranë

Rritet çmimi i bukës në Tiranë

Tregtarët e bukës në Tiranë kanë rritur çmimin e bukës. E perditshmja Gazeta Shqiptare raportoi të enjten se bëhet fjalë për bukën 800 gramëshe, e cila deri para një jave kushtonte 80 lekë, ndërsa tani 90 lekë.

Një nga prodhuesit e bukës që e ka rritur çmimin ka thënë se është rritur çmimi i miellit që blejnë, madje “është dyfishuar”. Bëhet fjalë për një miell mesatar, pasi miellrat që janë të një cilësie shumë të lartë, janë rritur edhe më shumë.

Ndërkohë që kanë pësuar rritje edhe taksat e tjera që paguajnë në doganë. “Kështu që neve na është rritur shumë kostoja e prodhimit të një buke, dhe detyrimimisht kemi rritur edhe çmimin e shitjes”, ka thënë ai.

Çmimi nuk është rritur në fakt në të gjitha njësitë e tregtimit të bukës. Disa furra buke, nga 80 lekë që e kanë pasur çmimin për një bukë 800 gramëshe, e kanë bërë 90 lekë. Ndërkohë që ka edhe furra buke që vazhdojnë ta mbajnë çmimin e bukës të pandryshuar, pra 80 lekë. /Telegrafi/