LAJMI I FUNDIT:

Kandidatët për guvernator në Kuvend

Kandidatët për guvernator në Kuvend

Komisioni për Buxhet ka shqyrtuar propozimin e Panelit vlerësues të kandidatëve për Guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Anëtarët e këtij, komisioni, konstatuan se të dy kandidatët e propozuar nga paneli Safet Merovci dhe Gani Gërguri, i plotësojnë kushtet e përcaktuara me ligj dhe i rekomandoi Kuvendit që ta përzgjedhë njërin prej tyre për guvernator të BQK-së.

BQK kishte mbetur pa guvernator pas arrestimit të Hashim Rexhepit dhe shkarkimit të tij pastaj gjatë vitit të kaluar, për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës. /Telegrafi/