LAJMI I FUNDIT:

Hamza e pranon, s’ka 50 % rritje

Hamza e pranon, s’ka 50 % rritje

Ministri i Financave (MF) Bedri Hamza e pranon se pagat nuk kanë dalë me 50 për qind rritje siç kanë pritur punëtorët që paguhen nga Buxheti i Kosovës. Mirëpo, ai këmbëngul se pagat kanë dalë ashtu siç është vendosur dhe premtuar më gjashtë janar të këtij viti nga Qeveria e Kosovës.

Sipas ministrit Hamza, punëtorët kanë nënshkruar paga me shtesa ndërkohë që rritja është bërë vetëm mbi pagën bazë pa u llogaritur shtesat tjera mujore.

“E kam thënë edhe më herët, nuk ka pasur rritje të pagave me shtesa, por mbi pagën bazë e këtu është dallim goxha me shifra nëse merret lapsi e llogaritet”, ka thënë ministri Hamza për Zërin. /Telegrafi/