LAJMI I FUNDIT:

Evropë, Toyota mbyll pesë impiante

Evropë, Toyota mbyll pesë impiante

Kompania automobilistik japonez Toyota ka njoftuar për mbylljen e përkohshme të pesë impianteve të saj në Evropë, dy në Britaninë e Madhe dhe nga një në Francë, Poloni e Turqi.

Koha e vendosur paraprakisht është nga fundi i prillit në fillim të majit.

Masa është motivuar me pamjaftueshmërinë e pjesëve që duhen montuar, të shkaktuara nga kriza në Japoni pas tërmetit dhe cunamit shkatërrimtar të 11 marsit së shkuar. /Telegrafi/