LAJMI I FUNDIT:

AKP vazhdon shitjet e aseteve përmes likuidimit

AKP vazhdon shitjet e aseteve përmes likuidimit

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) të martën ka shpallur likuidimin e radhës me shitje të aseteve të cilat tenderohen për privatizim.

Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve të mbajtur në janar, AKP ka njoftuar menaxhmentet e asete-ve dhe Komunat përkatëse se këto asete do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender.

Lista e tenderëve për privatizim për shitjen e aseteve numër 7 përmban 24 asete të cilat do të privatizohen përmes metodës së likuidimit.

Afati i fundit për para-kualifikim është 4 maj. /Telegrafi/