LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia shqiptare e stabilizuar dhe në rritje

Ekonomia shqiptare e stabilizuar dhe në rritje

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, tha të martën se ekonomia shqiptare mbetet e stabilizuar duke shënuar rritje. Guvernatori i bëri komentet në konferencën e bankave ku analizoi masat e ndërmarra për kapërcimin e krizës ekonomike globale.

Fullani tha se ekonomia është stabilizuar në krahasim me periudhat e shkuara duke vazhduar rritjen pozitive në intervalin 3.4-4.4 përqind.“Ky stabilitet i ekonomisë shqiptare pasqyron politikat e mirëfillta monetare dhe fiskale”, tha ai.

Guvernatori i cilësoi masat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë si terapia e duhur për të zbutur ndikimin e krizës globale në sektorin bankar dhe në ekonominë e vendit.

“Kriza ishte e jashtëzakonshme të tilla ishin edhe masat që ne ndërmorëm” theksoi Fullani duke shtuar se sistemi bankar tregoi se është i aftë t`i përballojë rreziqet. /Telegrafi/