LAJMI I FUNDIT:

Kosovë, PBB-ja më 2010 u rrit për 4.6 %

Kosovë, PBB-ja më 2010 u rrit për 4.6 %

Në vlerësimin e fundit, të Komisioni Evropian konfirmoi se rimëkëmbja ekonomike në Ballkanin Perëndimor vitin e kaluar ka qenë jo e barabartë për shkak se në Serbi rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) ka arritur në 1.8 për qind, ndërsa në Kroaci ky produkt ka ardhur rënie prej 1.2 për qind.

Në të njëjtën periudhë, sipas Komisionit Evropian "Shqipëria ka tejkaluar krizën pa recesion dhe ka arritur rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 5.7 për qind shtesë në tremujorin e fundit të vitit 2010, ndërsa gjatë gjithë vitit 1.4 për qind".

Në analizën e tij ekonomike, Komisioni Evropian thekson se rritja e ekonomisë dhe Prodhimit të Brendshëm Bruto në rajon ka ardhur fillimisht në sajë të rritjes së eksporteve, që ka sjellë zvogëlim të deficitit të jashtëm tregtar.

Në Malin e Zi, Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2010 është rritur 1.1 për qind, në Bosnje-Hercegovinë 0.9 për qind, në Maqedoni 0.7 për qind, ndërsa në Kosovë rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto ishte 4.6 për qind.


Papunësia, siç thuhet, mbetet problem i madh për gjithë rajonin. Rekord për inflacionin gjatë vitit 2010 ka qenë Serbia, ku rritja e çmimeve ka arritur 10.3 për qind, ndërsa në Malin e Zi ishte vetëm 0.5 për qind.

Në Kroaci 1 për qind, në Maqedoni 1.6 për qind, në Bosnje-Hercegovinë 2.1 për qind, në Shqipëri 3.6 për qind dhe në Kosovë 3.5 për qind. /Telegrafi/