LAJMI I FUNDIT:

Eurozonë, rritjet ekonomike përtej parashikimeve

Eurozonë, rritjet ekonomike përtej parashikimeve

Të dhënat e forta të prodhimit industrial të tre ekonomive më të forta të eurozonës, sugjerojnë se ekonomia në bllokun me 17 anëtarë në tremujorin e parë të vitit ka regjistruar një rritje të fortë përtej parashikimeve.

Të dhënat nga Italia për muajin shkurt rezultuan më të forta nga parashikimet me një rritje prej 1.4 për qind të prodhimit industrial përkundër rënies që u regjistrua në muajin janar. Ndërkohë të dhënat nga Franca ishin në linjë me pritshmërinë e tregjeve duke u konfirmuar me rritje 0.4 për qind për muajin shkurt.

Në javën e kaluar të dhënat nga Gjermania treguan se ekonomia e parë në eurozonë u rrit me 1.6 për qind në muajin shkurt përmbi pritshmërinë për rritje 0.5 për qind të analistëve të tregjeve dhe duke qenë pranë vlerës 2 për qind që regjistroi në muajin janar.

Sipas një studimi të Reuters në tregje besohet se eurozona do të rritet me 0.7 për qind në muajin shkurt kundrejt rritjes me 0.3 për qind në janar. Në normë tremujore parashikohet që eurozona të rritet në këtë fill viti me 0.6 për qind përkundër rritjes 0.3 për qind në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. /Telegrafi/