LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, ulën çmimet e perimeve

Shqipëri, ulën çmimet e perimeve

Prodhimi i Shqipërisë ndikon në një ulje drastike të çmimit të perimeve. Vetëm brenda një jave çmimet u ulën me rreth 40 lekë. Ulje të çmimit kanë pësuar domatet, trangujt, sallata, spinaqi etj.

Sipas tregtarëve të ish-uzinës “Dinamo” ulja e çmimeve ka ndikuar edhe në rritjen e numrit të blerësve dhe si rezultat edhe të shitjes së prodhimeve që vetëm disa javë më parë mbeteshin stoqe.

Prodhimi mjaft i mirë vendas ka bërë që vendi ynë të kthehet edhe në një eksportues të prodhimeve të stinës në vendet fqinje. Pritet që edhe në ditët në vazhdim të ketë një ulje të mëtejshme të çmimeve. /Telegrafi/