Qeveria e Kosovës është duke bërë përgatitjet e nevojshme për të aplikuar në Organizatën Botërore të Tregtisë. Megjithatë, përfaqësues të ekzekutivit tregojnë për vështirësitë që ndikojnë në këtë proces.
Qeveria e Kosovës ka përgatitur listën e legjislacionit të nevojshëm për të aplikuar në Organizatën Botërore të Tregtisë, thotë Mimoza Kusari-Lila, ministre e Tregtisë dhe Industrisë. Mirëpo, sipas saj, ende nuk është vendosur se a do të aplikojë në nivelin e anëtarit vëzhgues apo anëtarit të rregullt.
Megjithatë, ministrja Kusari- Lila, konsideron se ka vështirësi në anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm ndërkombëtar. Sipas saj, shtetet që deri më tani nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, mund të paraqesin problem në këtë kuadër.
“Tani nënkuptohet problemi politik i Kosovës, me mospranimin nga një numër i konsiderueshëm i shteteve, të cilat mund të jenë pengesë dhe me siguri që do të jetë pengesë në anëtarësimin e Kosovës si anëtare e rregullt dhe duhet të vendosë se Kosova dëshiron të aplikojë për statusin e anëtarit vëzhgues, fillimisht, pas së cilës pas periudhës pesëvjeçare, Kosovës do t’i garantohet një status tjetër në kuadër të Organizatës Botërore të Tregtisë”, thotë Kusari-Lila.
Problem tjetër në këtë kuadër, sipas zëvendëskryeministres Kusari- Lila, paraqet edhe mosfunksionimi i plotë i doganave në disa pjesë të territorit të Kosovës.
Një ndër parakushtet që një vend duhet t’i plotësojë për të aplikuar, është që vendi të ketë tërësi unike doganore. “Në kuadër të territorit të Republikës së Kosovës, kemi shkelje të territorit unik doganor, në veri të Kosovës. Por, gjithsesi me një plan aksionar, i cili do të përfshinte një periudhë kohore të minimizimit të kësaj dukurie, besoj se mund të hyhet në proces”.
“Por, nuk duhet të jemi idealistë dhe të mendojmë se në momentin kur aplikojmë, çdo gjë mund të realizohet shumë shpejt. Është një proces, i cili do të zgjasë”, shpjegon Kusari-Lila.
Edhe ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, pohon se problem paraqet numri i pamjaftueshëm i vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe problemet me veriun e Kosovës.
Insistimi i Kosovës duhet të jetë që pranimi në OBT të jetë si shtet. Por, megjithatë, Zharku thekson se Kosova në Organizatën Botërore të Tregtisë duhet të aplikojë si shtet i pavarur. “Ne, që nga fillimi kemi insistuar në atë që Kosova të pranohet vetëm si shtet, përndryshe si territor doganor, pavarësisht problemeve që i kemi, ajo është procedurë më e thjeshtë për pranim. Por, insistimi i Kosovës duhet të jetë që pranimi në OBT të jetë si shtet”, thotë Zharku.
Sidoqoftë, edhe njohës të çështjeve ekonomike e kanë quajtur sfidë për autoritetet kompetente anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Botërore të Tregtisë. Sipas tyre, Kosova në këtë kuadër ka probleme, si në aspektin ekonomik, po ashtu edhe në atë politik.
Aktualisht, në Organizatën Botërore të Tregtisë bëjnë pjesë 150 vende të botës, kurse 30 të tjera janë në proces e sipër të anëtarësimit.
Në muajin e kaluar Rusia i është bashkuar kësaj organizate, pas një dekade e gjysme negociatash për anëtarësim. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele
Bëni idetë tuaja realitet me Bison Poly Max
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj