LAJMI I FUNDIT:

Raporti: Ekonomia shqiptare, tregues pozitivë për 2010

Raporti: Ekonomia shqiptare, tregues pozitivë për 2010

Departamenti i Ekonomisë dhe Çështjeve Financiare në Komisionin Evropian e rendit ndër vendet e para për një sërë treguesish ekonominë shqiptare. Raporti i publikuar të shtunën thotë se Shqipëria qëndron në krye të vendeve evropiane, me rritje të madhe ekonomike gjatë periudhës së krizës botërore dhe pas saj.

Në përmbledhjen e përgjithshme të situatës ekonomike të vendeve të Evropës, akoma jo anëtare të BE-së, ky raport shprehet se trendi i rritjes është akoma negativ ose shumë i ulët në Ballkanin Perëndimor, por vetëm Shqipëria mbeti përjashtim në rajon si vendi që kapërceu në kohën e krizës pa rënie ekonomike 2010.

Papunësia në përgjithësi, thuhet ne raport, u rrit në shumë vende, ose u përmirësua në një fare mase në shumë pak vende. Konkretisht thuhet se kudo u vu re një hendek midis përmirësimit të situatës ekonomike dhe zhvillimeve në tregun e punës, me përjashtim të Shqipërisë dhe Maqedonisë, ku papunësia u ul dhe pse jo shumë në 6 mujorin e dytë të 2010.

Kriza botërore rëndoi në aktivitetin dhe performancën e sektorit financiar, duke ulur kreditimin edhe në Shqipëri, por kjo e fundit, përsëri mbeti vendi me rritjen më të madhe ekonomike në rajon, citohet raporti i organizmës evropiane. Investimet e huaja direkte gjithashtu u rritën me 17% si rezultat i rritjes së investimeve në naftë, gaz dhe koncesione të energjisë. Portofoli i investimeve shënoi rritje dhe nga nxjerrja e Eurobondit prej 300 milion euro./Telegrafi/