LAJMI I FUNDIT:

Portugalisë do t’i duhen 80 miliardë euro

Portugalisë do t’i duhen 80 miliardë euro

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Çështje Financiare, Olli Rehn bëri të ditur se vlerësimet preliminare tregojnë se Portugalisë do t’i nevojitet ndihmë financiare prej rreth 80 miliardë euro.

Në takimin e ministrave të financave të BE-së në Hungari, Rehn tha se shpreson që marrëveshja përfundimtare do të arrihet kah mesi i majit.

Portugalia është vendi i tretë i BE-së, pas Irlandës dhe Greqisë, që e merr ndihmën nga BE-ja për shkak të krizës financiare globale.

Të premten Portugalia edhe zyrtarisht kërkoi ndihmë financiare nga BE-ja për të tejkaluar telashet me buxhetin. /Telegrafi/