LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Të punësuarit në sektorin publik po barazohen me rajonin

Thaçi: Të punësuarit në sektorin publik po barazohen me rajonin

Kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjet e Qeverisë të premten ka vlerësuar fillimin e zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave.

Kryeministri Thaçi tha se të punësuarit në sektorin publik tashmë po barazohen me të punësuarit në rajon dhe do të vazhdojë të angazhohemi që ata të barazohen me nivelet e vendeve të zhvilluara evropiane.

Qeveria po ashtu ka miratuar Projektligjin për Mbrojtjen nga Zjarri, Projektligji për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim; Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e regjistrit të të drejtave të pronës së paluajtshme, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kadastër; Projektligjin për organizimin sindikal në Kosovë, dhe Projektligjin për Këshillin Ekonomike Social. /Telegrafi/