LAJMI I FUNDIT:

Shkyçjet e KEK-ut

Shkyçjet e KEK-ut

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar të premten se ka intensifikuar aksionet e shkyçjeve ndaj borxhlinjve problematikë me borxhe të mëdha dhe ndaj të gjithë konsumatorëve që hezitojnë t’i paguajnë faturat e tyre.

Aksioni i shkyçjes se këtyre konsumatorëve është intensifikuar nga e hëna dhe do të vazhdojë derisa të gjithë këta konsumatorë t’i paguajnë faturat apo të shkyçen nga rrjeti i furnizimit të KEK-ut.

Në një situatë të tillë, KEK-u apelon tek të gjithë konsumatorët që të paguajnë faturat në mënyrë që ta evitojnë shkyçjen nga rrjeti. /Telegrafi/