LAJMI I FUNDIT:

SHBA, dështon marrëveshja për buxhetin

SHBA, dështon marrëveshja për buxhetin

Bisedimet për shmangien e një goditjeje për qeverinë amerikane kanë përfunduar pa një marrëveshje, duke i lënë negociatorëve vetëm pak orë për të rënë dakord mbi buxhetin. Presidenti Obama ka deklaruar se pas bisedimeve të mesnatës është arritur progres me liderët e Kongresit.

Ai tha se nuk ishte i përgatitur për të shprehur një “optimizëm të egër”, por shpresonte se do të ishte në gjendje të njoftonte arritjen e një marrëveshjeje mëngjesin e së premtes.

Pa një marrëveshje, ligji për financimin e projekteve të qeverisë amerikane do të skadojë në mesnatën e së premtes, duke sjellë edhe një “shuarje” të qeverisë.

Bisedimet janë bllokuar prej disa ditësh pasi republikanët, të thirrur nga lëvizja konservatore Tea Party, insistuan për shkurtime më të mëdha në buxhet.


Presidenti Obama zhvilloi dy sesione bisedimesh ditën e enjte me drejtuesin republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner, si dhe me liderin e mazhorancës demokrate në Senat, Harry Reid. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Ekonomi
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut

Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut

CITY College
Kalo në kategori