LAJMI I FUNDIT:

KE dhe Kosova diskutojnë çështjet e tregut të brendshëm

KE dhe Kosova diskutojnë çështjet e tregut të brendshëm

Një spektër i gjerë i temave siç janë: lëvizja e lirë e mallrave, prokurimi publik, të drejtat e pronës intelektuale, politikat e konkurrencës, legjislacioni për kompanitë, lëvizja e kapitalit/shërbimeve financiare, lëvizja e lirë e shërbimeve dhe njerëzve, mbrojtja e konsumatorëve dhe shëndetësia, janë diskutuar gjatë takimit dyditor ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe Komisionit Evropian.

Ndjekja e realizimit të konkludimeve të këtij takimi do të kenë ndikim në progresin e Kosovës në rrugën drejt integrimeve evropiane dhe do të reflektohen në Raportin e Progresit për vitin 2011.

Takimi i mbajtur ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe Komisionit Evropian në Bruksel ka dhënë mundësi të shqyrtohet progresi i Kosovës nga koha e publikimit të raportit të fundit të progresit dhe për identifikimin e hapave që Kosova duhet ndërmarrë për të çuar përpara procesin e përafrimit me BE-në. Ky takim ishte pjesë e dialogut të rregullt që mbahet në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim-Asocijimit.

Komisioni Evropian për fushën e prokurimit publik ka ngritur shqetësime të mëdha në lidhje me Ligjin e Prokurimit Publik të miratuar vitin e kaluar. KE-ja ka kërkuar nga autoritetet kosovare të bëjnë ndryshime të ligjit dhe ta bëjnë atë në harmoni me standardet e BE-së, me qëllim të sigurimit të transparencës në procedurat e prokurimit dhe të pavarësisë së zyrtarëve të prokurimit.


Sa i përket lëvizjes së lirë të mallrave, janë diskutuar dhe vlerësuar zhvillimet legjislative dhe kapaciteti administrativ në fushën e standardizimit, metrologjisë, akreditimit, vlerësimit të konformitetit dhe vëzhgimit të tregut. Gjatë diskutimit është analizuar gjendja aktuale dhe zhvillimet e fundit në fushën e të drejtave autoriale dhe të drejtave të pronës industriale dhe janë adresuar nevojat ekzistuese dhe të ardhshme për asistencë teknike. Zhvillimet në fushën e lëvizjes së kapitalit dhe shërbimeve financiare janë prezantuar nga përfaqësuesit e Bankës Qendrore të Kosovës.

Në fushën e konkurrencës, janë diskutuar ndihmat shtetërore dhe politikat kundër karteleve duke i dhënë theks të posaçëm zhvillimeve legjislative dhe të kapacitetit administrativ. Gjithashtu është shqyrtuar progresi në fushën e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

Takimi është bashkëkryesuar nga Ministria e Integrimeve Evropiane dhe nga Drejtorati i Përgjithshëm i Komisionit Evropian për Zgjerim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Ekonomi
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut

Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut

CITY College
Kalo në kategori