LAJMI I FUNDIT:

KEK u jep tenderë kompanive të ndëshkuara

KEK u jep tenderë kompanive të ndëshkuara

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) është duke iu dhënë tenderë kompanive të cilat vetë i ka ndëshkuar për shkelje të kontratës dhe papërgjegjësisë së tyre. Më 31 dhjetor të viti 2010, KEK-u kishte penalizuar 46 kompani, ndërkaq ende pa kaluar tre muaj, 9 prej tyre tashmë kanë marrë tenderë që disa herë kalojnë vlerën e ndëshkimit që e kanë paguar.

Kompania që së fundi u shpërblye me tender nga KEK-u, por që është edhe në listën e kësaj korporate si kompani që e ka shkelur kontratën, është “PBC Kosova”. Asaj së fundi iu dha tenderi për “Furnizim me Switch” në vlerë prej 43,764 euro, kurse në vitin e kaluar ishte ndëshkuar me 9.915 euro për mospërmbushje të kontratës.

Pos saj janë edhe 8 kompani të tjera të kësaj liste që tashmë kanë marrë së paku nga një tender, e ka edhe të atilla që i kanë marrë nga dy tenderë edhe pse ishin dënuar për më shumë se nga 5 kontrata të papërmbushura me KEK-un.

Për zyrtarët e KEK-ut kjo është krejtësisht në rregull. “Një kompani nuk mund të marrë pjesë në një tender vetëm nëse OSHP-ja ka lëshuar një urdhër që ajo kompani është futur në listën e zezë. E futja në këtë listë bëhet në qoftë se i është tërhequr vërejta disa herë dhe nuk e ka përmbushur kontratën, e po ashtu nëse mospërmbushja me kohë e kontratës i ka shkaktuar dëme autoritetit kontraktues”, ka thënë për gazetën “Zëri” Viktor Buzhala, zëdhënësi i KEK-ut.


Ai tha se kompanitë që i kanë shkaktuar dëm KEK-ut, me të gjitha faktet janë përcjellë në OSHP. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Ekonomi
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut

Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut

CITY College
Kalo në kategori