LAJMI I FUNDIT:

Akcizë për lojërat e fatit

Akcizë për lojërat e fatit

Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, ka shqyrtuar të mërkurën normat e akcizës për lojërat e fatit të propozuar nga ministria e Financave.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, prezantoi kërkesën e Ministrisë së Financave për konsultim me Komisionin për Buxhet dhe Financa, lidhur me normat e propozuara nga ministria për vënien e tatimit të akcizës në lojërat e fatit. Ai tha se kjo ka të bëjë me vendosjen e rregullit në këtë sektor të biznesit, ndërsa potencoi se shumë shpejt pritet që Projektligji për Lojërat e Fatit të procedohet për miratim në qeveri.

Komisioni e përkrahu kërkesën e Ministrisë së Financave, duke e proceduar për shqyrtim dhe miratim në instancat e tjera të Kuvendit.

Përkrahjen e komisionit e mori edhe kërkesa e Bordit të Trustit, për uljen e taksës menaxhuese nga 0.8 për qind sa ishte në vitin e kaluar, në 0.65 për qind, të cilën, para anëtarëve të komisionit, e prezantoi Ushtruesi i Detyrës së Kryesuesit të Bordit Udhëheqës të Trustit, Ymer Havolli, të cilit iu kërkua nga Komisioni, që kërkesës t’i bashkëngjitet edhe planifikimi buxhetor i shpenzimeve për vitin 2011.


Po ashtu Komisioni për Buxhet dhe Financa ka diskutuar e dhe disa çështje tjera. /Telegrafi/