LAJMI I FUNDIT:

Ndotjet e KEK-ut jashtë të gjitha standardeve

Ndotjet e KEK-ut jashtë të gjitha standardeve

Ndotjet e ajrit që bëhen nga ana e tymtarëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) për ekspertë të kësaj fushë janë alarmante. Sipas tyre, investimet të cilat po i bënë KEK-u nuk janë duke u parë. Kurse zyrtarë të KEK-ut kanë thënë se korporata është duke implementuar projekte të mëdha ambientale.

Eksperti i mjedisit Zeqir Veselaj tha për Telegrafin se ndotjet e ajrit nga KEK-u i kalon të gjitha standardet. Sipas tij, urgjentisht zyrtarët e KEK-ut duhet të ndërmarrin hapa që ajri të mos ndotët nga pluhuri dhe lirimi i dyoksidit të karbonit.

“Realisht niveli i ndotjeve të ajrit nga ana e KEK-ut është shumëfishë mbi standardet vendore dhe standardeve të BE-së”, theksoi Veselaj.

Sipas tij, përveç KEK-ut, ndotjen e ajrit kohëve të fundit është duke e bërë edhe Feronikeli.


Zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala tha për Telegrafin se korporata ka në implementim projektet më të mëdha ambientale në Kosovë. Aktualisht, sipas tij, KEK-u po rikultivon kodrën e djerrinës pranë termocentralit Kosova A, së bashku me largimin e mbetjeve kimike është projekt që kushton mbi 15 milionë euro, si dhe po mbjellë fidanë në lokacione të tjera.

“KEK vetëm tash ka ne implementim projekte ambientale që në total shkojnë në 50 milionë euro, që paraqet shifrën më të lartë të investimeve në ambient, ndërsa dihet se korporata e ka trashëguar këtë gjendje sepse termocentralet janë ndërtuar në kohën kur askush nuk mendonte për ambient në nivel global”, tha ai.

Sipas Buzhalës, me implementimin e këtyre projekteve, ndotja nga KEK-u në ambient do të jetë afër zeros, pos emetimit të dyoksidit të karbonit, që edhe ashtu emitohet edhe nga termocentralet me moderne të botës në parametra thuajse të njëjtë.

Ndryshe, javën e kaluar Komuna e Obiliqi ka njoftuar se do të padisë KEK-ut për shkak të ndotjes së ambientit në këtë komunë dhe të ndërprerjes së energjisë elektrike si në tërë vendin. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Ekonomi
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut

Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut

CITY College
Kalo në kategori