LAJMI I FUNDIT:

Luajnë me rroga

Luajnë me rroga

Rrogat për rreth 75 mijë punonjës, të cilët paguhen nga buxheti i Kosovës, ende nuk kanë dal. Zyrtarë të Ministrisë së Administratës Publike (MAP) thonë se listat janë gati, vetëm presin urdhrin për pagesën nga Ministria e Financave (MF).

Ministri i Administratës Publike. Mahir Jakcilar tha për Telegrafin se ata i kanë bërë të gjitha përgatitjet për pagat me rritje.

“Ne si ministri i kemi bërë gati listat për pagat. Ne po presim urdhrin për pagesë nga Ministria e Financave”, tha ministri Jakcilar.


Vendimi i Qeverisë ishte marrë që rrogat me rritje prej 30 deri në 50 për qind të bëhet që nga 1 janari, por për shkak të mos miratimit të buxhetit në Kuvend dhe mosmarrëveshjes me FMN-në, nuk ishte realizuar.

Telegrafi ka kontaktuar edhe zyrtarët e Ministrisë së Financave, por nuk kanë komentuar mos ekzekutimin e pagesës së pagave. /Telegrafi/