LAJMI I FUNDIT:

Shpallet zyrtarisht firma ndërtuese e tunelit të autostradës Tiranë-Elbasan

Shpallet zyrtarisht firma ndërtuese e tunelit të autostradës Tiranë-Elbasan

Përmes Agjencisë së Prokurimit Publik, qeveria shqiptare me anë të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve ka shpallur zyrtarisht fituesin për ndërtimin e tunelit, 4 km të gjatë, e cila do të jetë kompania greke “Aktor”.

Për ndërtimin e tunelit, Ministria e Transporteve kishte vendosur në dispozicion rreth 15.5 miliardë lekë, kurse kompania greke bëri një ofertë në shumën 8.3 miliardë lekë, raportoi Top Channel. Faza e parë e tenderit ishte më 17 janar, ku rreth 25 kompani paraqitën interesin për të marrë pjesë në procesin e ndërtimit të tunelit, kurse më 3 mars, Drejtoria e Rrugëve përzgjodhi për në fazën e dytë 7 kompani.

Në këtë proces, kompania amerikane pretendente “Bechtel” tërhiqet nga gara, kurse nga oferta u duk qartë se “Aktor” kishte paraqitur “çmimin” më të lirë për realizimin e projektit.Po në këtë datë, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka shpallur fitues edhe kompanive supervizore të punimeve për ndërtimin e tunelit, e cila do të jetë “IRD Engineering”, për 230 milionë lekë.

Kompania greke është njohur për veprat e ndërtuara në vendin fqinj, siç janë urat në afërsi të Pireut. Siç duket edhe nga oferta për ndërtimin e tunelit të Kërrabës me një çmim më të ulët, gati 40 për qind, kriza në Greqi ka detyruar kompanitë e këtij shteti të ofrojnë realizimin e veprave me kosto të leverdishme. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Ekonomi
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut

Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut

CITY College
Kalo në kategori