LAJMI I FUNDIT:

Kosova nuk guxon të ketë deficit

Kosova nuk guxon të ketë deficit

Qeveria e Kosovës mund t’i rrisë pagat nëse ka më shumë prodhim, nëse ka një shkallë më të lartë të rritjes ekonomike, ose nëse ka rritje të produktivitetit, tha në një ligjëratë para studentëve kosovarë, përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Hose Suleman.

Përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Hose Suleman, në një ligjëratë para studentëve të kolegjit “Universum”, foli mbi rolin e FMN-së në Kosovë, me theks të veçantë për politikat fiskale dhe monetare.

Për të gjitha zhvillimet ekonomike në vend, përfaqësuesi i FMN-së kërkoi nga institucionet e vendit që të jenë më të vëmendshëm. “Duhet të jeni shumë të kujdesshëm për të parë se si ndikojnë ndryshimet që janë shumë të mëdha të politikave, në gjërat e tjera dhe nëse ato i kontribuojnë zhvillimit të ekonomisë bazuar në prioritetet e përcaktuara”, tha Suleman.

Ndërkohë, sa i përket mosmarrëveshjeve që Kosova i ka pasur me Fondin Monetar Ndërkombëtar lidhur me çështjen e ngritjes së pagave për sektorin publik. “Ju mund t’i rrisni pagat nëse keni më shumë prodhim dhe nëse keni një shkallë më të lartë të rritjes ekonomike, ose nëse keni rritje të produktivitetit”, theksoi Suleman.


Ndërkaq, sipas përfaqësuesit të FMN-së, rritja e pagave për sektorin publik do të mund të bëhej, por jo më shumë se 15 për qind. “Le ta zëmë që inflacioni është 7 për qind edhe pse kemi 13 për qind dhe le të supozojmë që produktiviteti është diçka rreth 2 për qind. Le ta zëmë, po ashtu, që rritja e pagave, edhe nën marrëveshjen, të cilën e kemi, do të shkonte ndoshta deri në 15 për qind. Bazuar në gjendjen ekonomike rritja e pagave do të mund të bëhej, për jo më shumë se 15 për qind – madje do të ishte edhe më e ulët”, theksoi Suleman, transmeton Rel.

Sa i përket rrezikut nga deficiti buxhetor që mund të hyjë vendi në këtë vit, Suleman tërhoqi vërejtjen se Kosova duhet të ketë kujdes që deficiti i saj buxhetor të mos jetë më i lartë se 5 për qind e bruto prodhimit vendor (GDP).

Për të menaxhuar deficitin, Suleman sugjeron institucionet e Kosovës që të gjejnë fonde apo të hyjnë në borxh. Megjithatë, ai theksoi se nëse Kosova bën një gjë të tillë, do të duhej të krijojë një sektor brenda Ministrisë së Ekonomisë, i cili do të merrej me menaxhimin e kësaj çështjeje.

Gjithashtu, ai thekson se pasi është në fuqi marrëveshja e Qeverisë së Kosovës me FMN-në, Kosova nuk mund të hyjë në borxh deri në dhjetor të këtij viti.

Kosova është bërë anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar në korrik të vitit 2009. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Ekonomi
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut

Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut

CITY College
Kalo në kategori