LAJMI I FUNDIT:

Rriten çmimet e naftës

Rriten çmimet e naftës

Nafta bruto amerikane zgjeroi fitimet sesionin e sotëm duke prekur pikën më të lartë në dy vite e gjysmë në mbi 108 dollarë për fuçi dhe ky trend rritës është ndjekur edhe nga nafta bruto Brent e Londrës.

Nafta bruto amerikane për majin u rrit 40 cent në 108.34 dollarë për fuçi. Më herët gjatë sesionit u rrit deri në 108.74 dollarë për fuçi. Kjo është vlera më e lartë që nga shtatori i 2008.

Ndërsa nafta bruto Brent e Londrës për majin u rrit 22 cent në 118.92 dollarë për fuçi. /Telegrafi/