Revista e njohur financiare Global Finance e ka zgjedhur Raiffeisen Bank International si “Banka më e mirë në Evropën Qëndrore dhe Lindore për vitin 2011” në kuadër të çmimeve për bankat më të mira në tregjet në zhvillim. Ky është viti i pestë me radhë në të cilin Raiffeisen Bank fiton këtë çmim për aktivitetet e saj bankare në Evropën Qëndrore dhe Lindore.
Ndërsa, Global Finance ka zgjedhur Raiffeisen si “Banka më e mirë në Austri” në kuadër të çmimeve për bankat më të mira në tregjet e zhvilluara. Edhe degët e RBI në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë u zgjodhën si Bankat më të mira në vendet ku veprojnë.
"Çmimi që ne morëm nga Global Finance vlerëson edhe masat që i kemi marrë për t’iu adaptuar ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur në treg si dhe praninë tonë unike në rajon” tha Herbert Stepic, Drejtor ekzekutiv i Raiffeisen Bank International.
Kurse botuesi i Global Finance, Joseph D. Giarraputo, tha se tregjet financiare në përgjithësi janë në gjendje jashtëzakonisht të vështirë ndërsa kushtet në secilin treg mund të jenë të ndryshme nga njëra tjetra. “Bankat që ne i kemi zgjedhur vlerësohen lart sa i përket përkushtimit për plotësimin e kërkesave të klientëve”, theksoi Giarraputo.
Global Finance do ta botojë raportin e plotë për zgjedhjen e Bankave më të mira në numrin e saj të muajit maj, përderisa Raiffeisen Bank International do të publikojë shifrat për vitin 2010 me 8 prill 2011. Në këtë raport, Raiffeisen Bank International do të përfshijë edhe rezultatet e grupit të saj bankar dhe degëve të grupit.
Global Finance është një revistë mujore e cila ka filluar të botohet në vitin 1987 me qëllim që t’iu ndihmojë udhëheqësve të korporatave, bankierëve dhe investitorëve të përcjellin zhvillimet e biznesit dhe financave globale. Revista ka zyrën e saj qëndrore në New York dhe ka më shumë se 50,000 lexues në 163 vende.
Raiffeisen Bank International AG (RBI) është korporata dhe banka investive kryesore në Austri ndërsa është prezente në 17 tregje të Evropës Qëndrore dhe Lindore me degët e saj bankare, kompani lizing dhe shërbime tjera të specializuara financiare. Në përgjithësi, RBI ka të punësuar 59.000 punonjës të cilët ju shërbejnë 15 milionë klientëve përmes 3.000 degëve afariste. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Libraria “Dukagjini” dhe “Albi Mall” bashkojnë forcat sërish për një superfestë të librit, me shumë aktivitete e superatmosferë!
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj