Ekspertë të ekonomisë thonë se Kosova nuk ka mekanizma adekuatë për të dalë nga gjendja e rëndë ekonomike dhe sociale, në të cilën gjendet vendi. Investimet e shumta në infrastrukturë, sipas tyre, nuk krijojnë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Ata sugjerojnë institucionet e vendit të marrin masa konkret për përmirësimin e kësaj gjendjeje.
Autoritetet kosovare paralajmërojnë se së shpejti do të fillojë një debat i përgjithshëm institucional për sfidat dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik.
Ata potencojnë se kjo iniciativë do ta ndihmojë ekonominë kosovare, derisa ekspertët e ekonomisë tregojnë për një situatë jo të mirë të ekonomike dhe sociale në vend.
Eksperti i çështjeve ekonomike, Ismajl Kastrati, tha se debatet e tilla asnjëherë nuk kanë qenë frytdhënëse. Ai thekson se Qeverisë së Kosovës i mungon strategjia e zhvillimit ekonomik. “Institucionet tona të vetmin mekanizëm e kanë buxhetin e Kosovës, të cilin e shfrytëzojnë për të krijuar një zhvillim ekonomik, që nuk është i qëndrueshëm, sepse kryesisht është i orientuar në infrastrukturë”, thotë ai.
Kastrati thekson se Qeveria e Kosovës, prioritet duhet ta këtë çështjen e zhvillimit, e cila duhet të ketë bazë që shkruhet, zbatohet dhe përkrahet nga të gjitha dikasteret. “Në aspektet e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, duke filluar nga bujqësia, ku kemi një strukturë të madhe të popullsisë, por edhe biznesin e vogël dhe të mesëm, Qeveria ka bërë shumë pak. Në ambientin për të bërë biznes ka shumë të meta”, shprehet Kastrati.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, theksoi se prioritet i Qeverisë do të jetë hartimi i një projekti, i cili do të këtë për qëllim orientimin e zhvillimit ekonomik në vitet në vazhdim. Në këtë projekt, thuhet se do të përfshihet edhe Këshilli Ekonomik Social.
Por, mundësia e fillimit të dialogut social në Kosovë tash sa kohë përcillet me debate dhe polemika mes subjekteve që përfaqësohen në Këshillin Ekonomik Social, për shkak të numrit të anëtarëve që do t’i përfaqësojnë ato.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës vlerëson se përfaqësimi i saj është i varfër dhe konteston përfaqësimin e Konfederatës së Sindikatave të Lira të Kosovës, e cila thotë se i ka përmbushur kriteret për përfaqësim.
Ndërkaq, përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, thonë se përfaqësimi është real.
Sa i përket hartimit të projektit për orientim të zhvillimit ekonomik, eksperti i ekonomisë, Berat Rukiqi, vlerëson se është i domosdoshëm dhe mund të ndikojë në përmirësimin e gjendjes aktuale ekonomike në vend. “Ka hapa konkretë, por duhet të shpejtohen këta hapa, pasi që korniza kohore për përmirësim neve nuk na garanton më shumë se 4-5 muaj punë efektive për të ndërmarrë hapa konkret për ta përmirësuar pozitën tonë”, vlerëson Rukiqi.
Ai thotë se ekonomia e Kosovës është në një pikë ku nuk do të duhej të ishte. Sipas tij, deri sot nuk ka një vizion të qartë se nga do të ecë ekonomia e vendit dhe cilat janë ato predispozita që vendi të zhvillohet.
Ndryshe, analistët e ekonomisë në Prishtinë vitin 2011 e shohin si një vit mjaft të vështirë ekonomik për Kosovën. Ata sugjerojnë institucionet të ndërmarrin masa urgjente për përmirësimin e gjendjes aktuale ekonomike dhe sociale, me të cilën po përballen qytetarët. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Pse CEFTA është e rëndësishme për Kosovën?
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj