Shqipëria duket se po humbet një nga burimet kryesore të të ardhurave nga jashtë, atë të dërgesave të emigrantëve. Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se dërgesat e shqiptarëve që punojnë në emigracion shënuan vitin e kaluar rënien më të fortë, duke arritur pikën më të ulët të shtatë viteve të fundit.
Sipas të dhënave, në vitin 2010 dërgesat e emigrantëve u tkurrën në 696 milionë euro, ose 11 për qind më pak se sa një vit më parë, rënie kjo më e madhe edhe se sa ajo e vitit 2009, kur kriza globale arriti kulmin.
Por më shumë se sa ulja e vitit të kaluar, ajo që përbën shqetësimin më të madh është tendenca e dërgesave. Trasnfertat e shqiptarëve që punojnë jashtë arritën kulmin në vitin 2007 kur ato ishin 952 milionë euro, raporton Top Channel.
Por krahasuar me atë vit dërgesat janë 256 milionë euro më të ulëta, shifër kjo e barabartë me rreth 3 për qind të produktit të brendshëm kombëtar.
Dërgesat e emigrantëve që nga vitet e para të tranzicionit kanë qenë burimi kryesor i valutës në Shqipëri, të cilat kanë financuar përgjatë gjithë tranzicionit nevojat e vendit për importe, por edhe rritjen ekonomike.
Tashmë ekonomia duket se po i drejtohet burimeve të tjera për valutë. Të dhënat tregojnë se deri tani rënia e dërgesave është kompensuar nga investimet e huaja direkte, të cilat vitin e kaluar arritën nivelin më të lartë prej 827 milionë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Pse CEFTA është e rëndësishme për Kosovën?
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj