LAJMI I FUNDIT:

Shqyrtohet neni 4 i projektbuxhetit

Shqyrtohet neni 4 i projektbuxhetit

Komisioni për Buxhet i Kuvendit të Kosovës do ta shqyrtojë nenin 4 të projektbuxhetit në të cilin është përfshirë edhe shitja e Postë Telekomit të Kosovës (PTK), e që ka hasur në kundërshtime të forta nga opozita.

Neni 4 i projektbuxhetit do të shqyrtohet nga Komisioni për Buxhet, ku pritet nga Qeveria të jap një propozim i ri rreth këtij neni problematik.

Qeveria ka paraparë rritjen e pagave nga 30 deri në 50 për qind për disa kategori, për këtë nevojiten mjete dhe për ketë synohet privatizimi i PTK-së për të ruajtur stabilitetin financiar. /Telegrafi/