LAJMI I FUNDIT:

Potencialet minerare të Kosovës prezantohen në Gjermani

Potencialet minerare të Kosovës prezantohen në Gjermani

Kosova ka prezantuar potencialet e saja në fushën e minierave para kompanive të fuqishme gjermane. Interesim për këtë të njohur më mirë kapacitetet e Kosovës në fushën minerare kanë shprehur shumë kompani të forta të Gjermanisë. Ky takim, është organizuar nga Shoqata e Eksperteve të Minierave me Seli në Berlin.

Kjo shoqatë, që si fokus të veçantë ka aktivitet ndërkombëtare në fushën e Minierave dhe pasurive nëntokësore, e mbështetur nga Ambasada e Kosovës në Gjermani, ka organizuar një Workshop me temë mundësitë e investimeve në sektorin e minierave në Evropën Juglindore, me theks të veçantë në Kosovë.

Në ketë Workshop prezent ishin një numër i madh kompanive të njohura Gjermane e ndërkombëtare si RËE, Thysen Krup, Wattenfall, VDMA-Verband Bergbaumaschinen, etj. si dhe një numër i konsiderueshëm i zyrtareve nga Ministria Federale e Ekonomisë, ajo për Bashkëpunim dhe Zhvillim si dhe përfaqësues të Agjencionit Federal për Miniera dhe pasuri nëntokësore.

Për kapacitetet që ofron Kosova në ketë sektor, ka falur udhëheqësi i Bordit dhe drejtori i Komisionit të Pavarur të Minierave të Kosovës, Ahmet Tmava dhe Azem Rexhaj. Në këtë Workshop ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani Vilson Mirdita.


Në të gjitha prezantimet dhe diskutimet e zhvilluara, ishte vlerësim i të pranishmeve se Kosova ofron një potencial të patjetërsueshëm të pasurive nëntokësore të cilat duhet të shfrytëzohen në të mirë të mirëqenies së njerëzve që jetojnë në Kosovë. /Telegrafi/