LAJMI I FUNDIT:

Trichet: Duhet më shumë punë për reforma

Trichet: Duhet më shumë punë  për reforma

Presidenti i Bankës Qendrore Europiane (BQE), Jean-Claude Trichet, tha se që nga kriza financiare e vitit 2008 bashkimi europian ka realizuar vetëm gjysmën e reformave të nevojshme për të garantuar stabilitetin e sistemit financiar dhe se ka ende shumë punë për tu bërë.

Ai theksoi faktin për nevojën e garantimit të qëndrueshmërisë së institucioneve me rëndësi jetike për sistemin financiar, garantimin se është reduktuar probabiliteti i falimentit të institucioneve të rëndësishme të sistemit, si dhe garantimi i reduktimit të probabilitetit që në rast se falimentojnë këto institucione, ato nuk do të japin efekte të rënda për ekonominë.

“Ka shumë punë për tu bërë dhe aspekti më i rëndësishëm është zbatimi në praktikë i reformave të miratuara," tha Trichet gjatë një konference në Frankfurt.

Referenca e presidentit të bankës së europës vjen në linjë me reformën financiare në Shtetet e Bashkuara që reformoi ndikimin që mund të japi në të ardhmen krizat financiare tek zhvillimi i ekonomisë. /Telegrafi/