Duket se qeveria shqiptare ka vendosur zyrtarisht që “Rruga e Kombit”, Durrës-Kukës, të kalohet me pagesë. Për ta realizuar objektivin, qeveria ka rënë dakord me Korporatwn Financiare Ndërkombëtare(IFC), e cila ka marrë përsipër të shqyrtojë disa variante për dhënien me koncesion të rrugës. Lajmi konfirmohet nga vet drejtuesit më të lartë të IFC-së, e cila është dega tregtare kryesore e Bankës Botërore.
Sipas Martin Dasek, drejtues i financimeve për Europën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, prej kohësh po punohet për gjetjen e një varianti të duhur për mirëmbajtjen e rrugës dhe pagesa e taksës është e pashmangshme.
“Me qeverinë shqiptare, IFC-ja ka realizuar projekte të rëndësishme dhe me rezultate pozitive, siç ishte privatizimi i OSSH-së. Edhe në fushën e aktivitetit privat, IFC-ja ka dhënë kontributi tepër të vlerësuar, si projekti për ndërtimin e hidrocentralit të Ashtës. Së fundmi po punohet për dhënien me koncesion edhe të rrugës Durrës-Kukës. Një ekip i IFC-së po shqyrton taksat që duhen paguar për mirëmbajtjen e autostradës”, tha Dasek për Shqip.
Mirëmbajtja e rrugës kërkon fonde të shumta, të cilat arka e shtetit shqiptar nuk mund t’i përballojë, pasi llogariten kosto që shkojnë të paktën deri në 20 milionë euro në vit. Për të garantuar këtë shumë, e vetmja zgjidhje shikohet vendosja e taksës, që mendohet të jetë duke filluar nga 5 euro dhe ku IFC-ja do të marrë pjesën që i takon në rast se zgjidhja që do të ofrohet jep rezultat.
Dhënia e autostradës me koncesion konfirmohet edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, por shton se të paktën dy vjet pas përfundimit, sipas kontratës, mirëmbajtja do të kryhet nga firma ndërtuese, “Bechtel&Enka”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Pse CEFTA është e rëndësishme për Kosovën?
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj