LAJMI I FUNDIT:

Vetëm 200 zyrtarë deklarojnë pasurinë

Vetëm 200 zyrtarë deklarojnë pasurinë

Deri më tani, vetëm 200 nga 1850 zyrtarë publik kanë deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsion, ndërsa kanë mbetur edhe 10 ditë kur përfundon afati ligjor për të deklarimin e pasurisë.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion Hasan Preteni tha se kjo neglizhencë e zyrtarëve po u shkakton pengesa teknike në punë, me që nuk kanë kohë të mjaftueshme për të verifikuar nëse formularët janë plotësuar drejt.

Gjobat që parasheh ligji për deklarim të pasurisë janë nga 300 deri në 1000 euro, por këto nuk janë të mjaftueshme për të rritur efikasitetin, thotë Preteni sipas të cilit këta zyrtarë do të duhej të sanksionoheshin penalisht. /Telegrafi/