LAJMI I FUNDIT:

Lufta në Libi rrit çmimet e naftës

Lufta në Libi rrit çmimet e naftës

Çmimet e naftës u rritën më shumë se 2 për qind me bençmarkun evropian përmbi 116 dollarë për fuçi si pasojë e sulmeve të forcave ushtarake perëndimore kundrejt pozicioneve të Gadafit në Libi.

Nafta Brent shënoi rritje me 2 për qind që në momentet e para që Kombet e Bashkuara dhenë mandatin për sulmet në Libi.

Në këto momente nafta bruto Brent e Londrës për prillin u rrit me 1.5 për qind në 115.6 dollarë për fuçi. Nafta bruto amerikane për prillin u rrit 1.85 për qind në 102.94 dollarë për fuçi. /Telegrafi/